Kryeziu: Kurti legalizoi targat ilegale

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Opinionistja politike, Laura Kryeziu, është shprehur kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel.

“Kurti arriti që një çështje të brendshme ta vendosë në tavolinë me Serbinë në Bruksel. Faktikisht ai ka legalizuar targat ilegale”, ka deklaruar Kryeziu në Rubikon në Klan Kosova.

“Konsistenca e vetme e Kurtit është ndryshimi. Kemi një kryeministër që i thotë ‘Jo’ Amerikës duke u thirrur se do ta zbatojë ligjin në tërë territorin”.

Të ngjashme