Kryeziu: Qytetarët nesër e kanë mundësinë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 14:33 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur konferencë për medie lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për monitorimin e ditës së zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu nga ky koalicion tha se fushata e partive politike për këto 10 ditë ka qenë konkurruese dhe dinjitoze.

“Koalicioni DnV ka bërë të gjitha përgatitjet zgjedhore ku di jemi prezent me 3 mijë vullnetarë që do të jenë të përfshirë në ekipe mobile dhe ekipin gjithëpërfshirës.

Fushata ka qenë konkurruese dhe dinjitoze, ne i inkurajojmë subjektet politike por edhe qytetarët që këtë kulturë zgjedhore ta bartin edhe nesër në ditën e zgjedhjeve për të ruajt integritetin e procesit zgjedhor.

Subjekteve iu bëjmë thirrje që nesër ta japin kontributin maksimal që të keni një garë demokratike dhe një garë fer”.

Kryeziu tha se 6 tetori është një mundësi reale që qytetarët të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe ndryshimit.

“6 tetori është mundësi reale që të jeni pjesë e vendimmarrjes për të votuar për ata që besoni që do të ngrisin kualitetin e jetës suaj. Është e rëndësisë së veçantë që nesër bindja juaj programore të bëhet realitet. 18 mijë vëzhgues të akredituar. 5 konferenca për medie nga ana e DnV-së do të mbahen nesër por nëse ka nevojë do ketë edhe më shumë”, tha Kryeziu, raporton EO.

Nesër më 6 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat erdhën menjëherë si pasojë e dorëheqjes se kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme