Kryeziu: Vendimi i Qeverisë nuk e pamundëson marrjen e mjeteve për rastet sociale

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë sot ekzekutimin e pagesave për dy muaj për rastet sociale.

Me këtë rast janë krijuar edhe radhë të gjata të qytetarëve që presin për t’i marrë ato mjete.

Por, nga ora 10:00 ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, si masë shtesë për parandalimin e rrezikut të përhapjes së Coronavirusit.

Kjo masë gjatë ditë zgjat deri në orën 16:00.

Në mbrëmje kufizimi fillon nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i tha Ekonomia Onlines nëpërmjet telefonit se ky vendim nuk e pamundëson marrjen e parave.

“Vendimi nuk e pamundëson marrjen e mjeteve për rastet sociale. Gjatë ditës ata kanë hapësirë kohore ku edhe mund t’i tërheqin mjetet. Pra kufizimi nuk ua pamundëson”.

Radhët e krijuara e kanë pamundësuar mbajtjen e distancës sociale të rekomanduar nga Qeveria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ne e kemi rekomanduar mbajtjen e distancës sociale të rekomanduar nga ne dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mbajtja e saj i shërben vetëm atyre për ta ruajtur shëndetin e tyre. Kjo në këto raste edhe mund të ndodh”.

Poashtu Kryeziu ka sqaruar se qytetarët mund të i tërheqin mjetet financiare edhe ditëve të ardhshme, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme