Fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen për festa të fundvitit në Kosovë, ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në kufirin e vendit me Serbinë, në Merdare.
Sipas disa mërgimtarëve, lexues të Gazetës Express, ata kanë pritur deri në 8 orë, për të hyrë në Kosovë.
Ndërsa, të dhënat e Ministrisë së Brendshme, për fluksin në kufi flasin për vetëm katër orë pritje në kufirin në Merdarë, për të hyrë në Kosovë.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje, por shumë më të shkurta ka edhe në kufirin te Dheu i Bardhë. Aty, për të hyrë në Kosovë, tregohet të ketë deri në 40 minuta pritje.