Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte përmes konferencës për shtyp ka njoftuar se kapiteni, John Terry është rikthyer nga lëndimi.
“Ai është shëruar nga lëndimi i tij, por unë nuk do ta zbuloj nëse ai do të luaj. Unë do bëjë atë që është mirë për ekipin”, ka thënë Conte.
Terry i cili i mungoi “Bluve të Londrës” në dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, do të rikthehet këtë javë të luaj ndaj Leicesterit.
Ndeshja Chelsea – Leicester do të zhvillohet ditën e shtunë nga ora 13 e 30.