Kthehet në funksion Blloku B2, pritet përmirësim i furnizimit me rrymë

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Është lëshuar në funksion Blloku B2 i KEK-ut, i cili që disa ditë ishte jashtë funksionit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

“Faleminderit gjithë punëtorëve të KEK-ut për angazhimin maksimal në punë për kthimin Blloqeve në prodhim.

Njëkohësisht besojë shumë që qytetarët e Kosovës do të kanë rrymë.

Me respekt kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kapaciteti i këtij blloku është rreth 210 MË për orë. Rikthimi i bllokut B2 në funksion, pritet ta përmirësojë ndjeshëm furnizimin me rrymë në vend i cili në dy javët e fundit veç sa është përkeqësuar.

Të ngjashme