E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë i ka ofruar ndihmë financiare të kthyeres në Gjakovë Dragica Gashiq në shumën e 300 mijë dinarëve. Gashiqit poashtu i është ofruar edhe një vend pune.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, shkruan KosovoOnline, transmeton Gazeta Express.
Petkoviq ka thënë se rastin e Dragica Gashiqit e ka prezantuar edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse dikush mendon se kthimi i serbëve në Kosovë është bërë në një mënyrë të tillë, ata gabojnë me rrezikshmëri, sepse mesazhet që dërgohen, si në rastin e Dragica Gashiq, janë mesazhe frikësimi të personave të zhvendosur brenda vendit që ata të mos kthehen. Atë që kemi bërë tani, ne kemi marrë një vendim për të ndihmuar financiarisht, për pajisjen shtesë të banesës, për të siguruar kushte, dhe shteti i Serbisë do të ndihmojë gjithçka që mundet, kryesisht në aspektin e sigurisë, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme “, tha Petkoviq.
Gjatë vizitës së tij në komunën e Klinës, Petkoviq bisedoi me të kthyerit nga Berkovo dhe njoftoi se do ju dalë në ndihmë në formimin e një kooperative bujqësore në mënyrë që fermerët serbë të kenë mundësinë për të shitur dhe tregtuar prodhimet e tyre.