Nëse Ronaldo largohet nga Real Madrid, ai duhet të masë me kujdes hapat e tij të ardhshëm.
Në këndvështrimin ekonomik, nuk ka shumë klube që mund të nënshkruajnë me të. Pastaj ka disa aspekte tjera sportive që gjithashtu paraqesin disa probleme apo pyetje.
Destinacioni i parë që vjen në imagjinatë është Manchester United, klub ky në të cilin ai u shenjtërua si një yll botëror. Nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të ishte i arritshëm. Por një gjë tjetër do të ishte bindja e Mourinhos, i cili ndoshta nuk është i gatshëm një ndryshoj një ekip të dizajnuar që të hyj një lojtar i cili në mënyrë të pashmangshme të detyron të luash me të.
Duke mos u larguar nga Anglia, Manchester City është një opsion tjetër. Citizens kanë një ekipi mjaft kompetitiv në Angli dhe Evropë. Ndonëse duket e komplikuar të bindet Guardiola që të zhvendosë punën e tij tek një “atlet” si Cristiano, futbollist i cili përtej marrëdhënieve të tij me golin, nuk kontribuon shumë në zhvillimin e lojës.
Jashtë Anglisë, vetëm një klub ka para të mjaftueshme për ta paguar Cristianon. Jo vetëm për transferimin e tij, por edhe pagën që ai kërkon – i cili synon së paku të barazohet me Neymar dhe Messin. Ky klub është PSG. Në Paris ka para dhe ambicie, por egziston edhe një problem – dhe jo i vogël. Emri i tij është Neymar. Braziliani dhe portugezi nuk paramendohet të ndajnë të njejtën skuadër. Rregullat e Fair Play financiar nuk do ta lejonin atë. Klubi francez tashmë është në limite me Neymar dhe Mbappe. Ardhja e Cristianos do të nënkuptonte largimin e njërit prej tyre, por Reali ende ka objektiv Neymarin dhe skenari duket i mundshëm.
Mundësi të tjera në kontinentin e vjetër? Në teori, vetëm Bayern dhe Juventus. Gjermanët kanë Lewandowksin, por mediat gjermane spekulojnë për një largim të mundshëm të polakut. Kjo do t’i hapte rrugë një transferimi të tillë sepse Bayern ka muskuj financiar. Për Juventusin nuk mund të thuhet aq shumë edhe pse flitet për një ‘simpati’ që Ronaldo ka për “Zonjën e Vjetër” .
Jashtë Evropës, alternativa është Kina. Nëse ajo që Cristiano dëshiron është të fitojë para, natyrisht. Në MLS ata paguajnë shumë më pak, edhe pse mjedisi është më tërheqës për portugezin. Por secila prej këtyre dy opsioneve do ta largojë Cristiano nga mundësitë për të luftuar për dy trofe që formojnë karrierën e tij: Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë. Duket e hershme për atë varkë të lundrojë.