Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se UÇK-ja është nëna e PDK-së, kurse, nëna e UÇK’së është Skenderaj e Prekazi.
Këto komente, Kuçi i ka bërë gjatë një tubimi në Drenicë, ku ka folur për Fillimin e Ri. Ka thënë se bartës i këtij fillimi është Kadri Veseli.
“I njëjti është edhe garantues i koalicioni”, ka thënë ai.
“12 qershori do të jetë dita e fitores. Ju ftoj për një fushatë të qetë e tolerante”, ka thënë Kuçi.
“Drenica do t’ia garantojë 61 deputetë koalicionit”, ka thënë Kuçi.
Ndërkohë, në Drenicë, ka folur edhe Kadri Veseli e anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra.
Mergim Lushtaku, kandidat për deputet, ka thënë se e mbështesin fuqishëm PDK-në dhe Fillimin e Ri.
“Nuk dua shumë të falsë. Prindi im ka qenë më shumë në premtime”, ka thënë Lushtaku.