Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka dhënë disa mesazhe të fuqishme për pozitën dhe opozitën.
Kuçi tha se Vetëvendosje duhet të bashkëpunojë me opozitën sepse kanë përvojë institucionale edhe pse ata janë dhe do të jenë konkurrent në zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se duhet të ketë konstruktivitet në mes të pozitës dhe opozitës sado që të jetë e vështire.
“Unë mendoj që nuk është koha më e mirë e opozitës që i ka ngrit disa standarde për të qeverisur Kosovën. Në librat e shenjte thuhet njeriu është peng i fjalëve dhe i veprave të veta. Jo vetëm ajo, njerëzit do të kërkojnë në të ardhmen edhe veprime. Këtu kemi tash të bëjmë me një bashkëdyzim të atyre do të thoja që kanë dinamikë por nuk kanë përvojë shumë institucionale të këtyre tjerave që kanë përvojë institucionale por s’kanë dinamikë të veprimit. Nuk është bash e lehtë të bëhet ky bashkëdyzim natyrisht janë parti që janë konkurrente dhe do të jenë konkurrente në zgjedhjet e ardhshme nuk janë një parti dhe qeverisja bën edhe telashe të tillë”, ka thënë Kuçi në emisionin N’Konak.
E ai ka një lutje edhe për partinë e tij.
Ai i bën lutje PDK-së që mos ta imitojë VV-në dhe të bëjë veprimet që i bëri kjo parti si opozitë.
“Por mua do të më interesonte shume ta shoh që po e konsolidojnë shtetin e Kosovës nga brenda dhe jashtë dhe unë mendoj që deri me 6 tetor kemi qenë konkurrent megjithatë kur të bëjnë veprime të mira ne jemi me ta ndërsa kur të ndodhë e kundërta sipas ligjeve tone do të jemi reagues. E lus PDK-në të mos e emitoje VV-në”, ka thënë deputeti i PDK-së.