Kuçi e Selimi dakordohen për krijimin e bazës ligjore për implementimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 11:48 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka takuar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin ka diskutuar për krijimin e bazës ligjore për implementimin e Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë shtypi, Kuçi e Selimi thanë se u dakorduan që sundimi i ligjit të jetë bazë e planit të rimëkëmbjes ekonomike.

Kuçi theksoi se së shpejti do ta jetë gati baza ligjore për ta mundësuar implementimin e kësaj pakoje.

“Sot jemi me ministrin e Drejtësisë për të dhenë mesazhin se sundimi i ligjit është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin mes dy ministrive për sundim të ligjit” .

“Biseduam për planin e rimëkëmbjes ekonomike për te krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur për të bërë implementimin e pakos”, u shpreh Kuçi.

Ministri Selimi ofroi mbështetje për planin e rimëkëmbjes për ekonominë e tregut dhe sektorin privat, raporton EO.

“E prita sot në takim Ministrin Kuçi për planin e rimëkëmbjes ekonomike. Jam i lumtur që sundimi i ligjit është baza e planit të rimëkëmbjes ekonomike”.

“Me kapacitetet që i ka MD me ndihmesat që i ka ne do të jemi në dispozicion të plotë për ketë plan. Ky plan ka filluar dhe i nevojës për një rimëkëmbje të ekonomisë dhe sektorit privat”, tha ministri Selimi.

Të ngjashme