Kuçi: Historia nuk ndryshon, Thaçi është pjesë e saj

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të pranojë rolin e Hashim Thaçit në historinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti ka ardhur më vonë në skenën politike dhe se nuk bën pjesë në historinë e Kosovës.

“Historia nuk ndryshon, Thaçi është pjesë e saj. I kam thënë Thaçit, kundërshtarët e tu dua t’i rrënojnë proceset ku ti ke marrë pjesë”, shtoi ai.

Tutje ai ka thënë se VV njëherë e kundërshtoi Kushtetutën e Kosovës dhe më pas e mbrojti. Kjo e dyta sipas tij është gjë e mirë.

Kuçi, po ashtu ka deklaruar se nuk do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kuçi ka thënë se është një ndër themeluesit e këtij subjekti dhe se mungesa e tij në skenën politike ka qenë si pasojë e angazhimit në fusha të tjera.

“Nuk e lë PDK-në, kjo parti është krijesë e imja”, ka thënë ai në t7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme