Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot ka mbajtur punëtori virtuale me organizatën gjermane GIZ në lidhje me Menaxhimin e Mbeturinave dhe dokumentet që rrjedhin nga ky proces.
Punëtoria kishte për fokus prezantimin e punës së deritashme të realizuar nga GIZ në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe marrjen e disa vendimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për të vazhduar këtë bashkëpunim.
Ministri Blerim Kuçi u shpreh i gatshëm që të ndihmojë këtë bashkëpunim, duke premtuar se të gjitha vendet vakante që janë nëpër grupet punuese do të plotësohen.
GIZ-i ka kërkuar nga ministri Kuçi që të shtyhet përpara aprovimi në Qeveri i Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave.
“Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, e cila më është prezantuar edhe mua, është një dokument i plotësuar dhe shumë praktik. Ne po shohim që të bëjmë veprime praktike në terren, të cilat duhet të japin efekt të menjëhershëm në terren. Dokumenti është në Ministrinë e Financave, prej ku po presim komentet. Menjëherë do ta procedojmë tutje”, ka thënë ministri Kuçi.
Kjo punëtori u përshëndet nga drejtori i GIZ, z. David Oberhubert duke falënderuar ministrin Kuçi për prakticitet në këto procese