Blerim Kuçi, sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i është drejtuar publikisht kryeministrit Isa Mustafa në olidhje me Demarkacionin me Malin e Zi dhe “një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë”.
“Marrëveshja e juaj për Demarkacionin, e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi, dhe faji është i juaj dhe vetëm i juaj. Përpjekja e juaj që ta hidhni fajin diku tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën”, i është drejtuar Kuçi, Mustafës.
“Kjo temë kërkon qasje serioze e shtetërore, e cila po më duket është e pamundur që të bëhët, derisa ju të jeni kryeministër”.
“Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë. Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi”.
“Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit”, thekson sekretari i Përgjithshëm i AAK-së.