Me qindra qytetarë ishin mbledhur të shtunën për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa.
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate tha para protestuesve se kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti i Kosovës.
Kuçi tha më tej UÇK është nën qielli dhe provë e kësaj lirie.
“Kur kriminalizohet UÇK-ja, atëherë kriminalizohet i tërë shteti jonë. Na u tha që kur themelohet Gjykata Speciale, UÇK-ja shpërlahet. E siç po shihet e vetmja gjë që po na sillet nga kjo gjykatë është padrejtësi”, tha ajo.
“Nëse kjo shoqëri është shtet atëherë UÇK-ja është vet liria. UÇK-ja është arsyeja që sot ekzistojmë”, ka thënë ajo.