Blerim Kuçi nga AAK-ja ka ngritur zërin për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme duke thënë se nuk është sqaruar në thirrjen për seancë se çfarë ka të jashtëzakonshme.
Ai tha se problem mbetet edhe raporti i progresit në anglisht i cili nuk është përkthyer ende.
“ Neni 38 thotë kërkesa për mbledhje të jashtëzakonshme duhet ta përmbajë çështjen që do të shqyrtohet dhe arsyetimin pse konsiderohet çështje e ngutshme dhe e rëndësishme, çfarë ka të bëjë këtu me çështje të jashtëzakonshëm, kush e ka thirrë këtë seancë e ka bërë shkeljen e kësaj rregullore sepse në materialin thirrës nuk kemi asnjë arsyetim pse duhet të jetë e jashtëzakonshme”.
Kuçi kërkoi që vetëm ata që dinë anglisht ose e konsiderojnë veten që dinë anglisht le të rrinë në këtë sallë, raporton Ekonomia Online.
“E pyeta njërin nga kolegët që ka nënshkru këtë ftesë për seancë të jashtëzakonshme i thashë a mundesh me më ndihmu dicka thash pse e keni thirr këtë seancë në anglishten tënde pse është thirr tha ka regres progres o thash kallxomë për çka ke thirr seancën, a don nesër me na ra Rusia a turku don me hi nesër në Kosovë, çka ka të bëjë me seancë të jashtëzakonshme edhe ma vonë e mora vesh që edhe ai nuk po dike anglisht sikur unë. Ai i shkreti na ka thirrë në këtë seancë e ne të mjerët kemi ardhë në këtë seancë”.