Kuçi priti ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 11:53 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë takimit me ambasadorin Pfandler ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët.

“Për Kosovën prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, integrimi evropian, si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjes së investitorëve”, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ka vlerësuar lartë progresin e arritur sidomos në fuqizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Ambasadori Pfandler gjithashtu ka shprehur vullnetin për kultivimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke ritheksuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme