Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi, ka njoftuar Zyra e Zëvendëskryeministrit të Kosovës.
“Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi e njoftoi ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në vend dhe e falënderoi për përkrahjen që Italia po jep në vazhdimësi për Kosovën, veçmas në mbështetjen në proceset eurointegruese.
Zëvendëskryeministri Kuçi po ashtu ka falënderuar Italinë dhe ambasadorin për mbështetjen e tri prioriteteve të Qeverisë, integrimin në Bashkimin Evropian, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
Zëvendëskryeministri Kuçi, ka kërkuar bashkëpunim edhe më të ngushtë në implementimin e masave të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Sardi, theksoi rëndësinë e implementimit të masave të dala nga MSA-ja, duke e konsideruar si një instrument të rëndësishëm për reformim dhe integrim në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Kuçi dhe ambasadori Sardi, në aspektin bilateral, diskutuan edhe për shtimin e përpjekjeve për bashkëpunim të thelluar në fushën e ekonomisë, me theks të posaçëm në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë”, është shkruar në komunikatë.