Në mbledhjen e qeverisë gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi propozoi që të gjenden mënyra për të inkurajuar dorëzimin e armëve ilegale nga qytetarët.
“Autorizim i Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me policinë që kohë pas kohe (për shembull dy javë ose një muaj) t’u japim mundësi njerëzve që t’i dorëzojnë armët dhe të mos kenë pasoja ligjore,” tha Kuçi.
Projektligjin për legalizim armësh e paraqiti për shqyrtim zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa.