Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Hajredin Kuçi, nuk ka marrë pjesë të premten në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili është prezantuar të premten në mbledhjen e qeverisë nga Hivzi Islami.
Kuçi në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se ai nuk ka marrë pjesë në votim për shkak të qëndrimeve të tij personale dhe profesionale lidhur me çështjen e demarkacionit.
“Ashtu kam vlerësuar që duhet të votoj dhe është në përputhje me qëndrimet e mia personale dhe profesionale që i kam thënë edhe më herët, si dhe në kuadër të ligjit dhe rregullave demokratike”, ka thënë Kuçi.
Kuçi ka kërkuar që të krijohet një konsensus i gjerë mes të gjitha partive politike për demarkacionin. Ai ka kërkuar që problemi i brendshëm të mos kthehet në problem mes Kosovës dhe Malit të Zi.