EULEX-i do të vazhdojë ndihmën për institucionet e drejtësisë kosovare

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 10:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka pritur në takim komandantin e Operacioneve Civile në Kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Kenneth Deane, të cilin fillimisht e njoftoi  për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në punën e institucioneve në përmbushjen e prioriteteve qeveritare.

Kuçi theksoi se për Qeverinë e Kosovës zhvillimi ekonomik, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë shtylla që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi e siguroi Deane se përmbushja e kritereve që dalin nga MSA-ja, si dhe finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave, janë prioritete për Kosovën. Kuçi gjithashtu falënderoi atë për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Deane e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të EULEX-it me institucionet e Kosovës, duke e theksuar qëllimin e përbashkët për zhvillimin dhe  zbatimin e sundimit të ligjit.

“Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që t’i vizitoj Pallatin  Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit”, tha Kenneth Deane.

Deane do ta vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë, ku ai do të informohet nga Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme.

Zëvendëskryeministri Kuçi takoi Komandantin e Operacioneve Civile në Kuadër të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Kenneth Deane

Zëvendëskryeministri Kuçi takoi Komandantin e Operacioneve Civile në Kuadër të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Kenneth Deane

Zëvendëskryeministri Kuçi takoi Komandantin e Operacioneve Civile në Kuadër të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Kenneth Deane

Të ngjashme