Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka paralajmëruar mundësinë e prishjes së koalicionit me LDK-në, nëse “nuk ka mundësi për vendimmarrje”.
Në emisionin “Debat” në RTK, Kuçi ka thënë se me LDK-në kanë pasur biseda. “Deri në ditën e hënë kreu i LDK-së dhe i PDK-së, të takohen dhe të diskutojnë”, ka theksuar ai.. Sipas tij PDK-ja do të jetë konstruktive. Ai ka ftuar LDK-në, që të shikojë dhe të merren vendime. “Nëse nuk kemi lëvizje pozitive, edhe zgjedhjet mund të mbahen”, ka thënë ai.
PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka bërë me dije PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik. Ai nuk e ka përjashtuar edhe pas zgjedhjeve LDK-në. “PDK-ja është e interesuar që të ruaj qetësinë dhe hegjemonitetin. PDK-ja do të jetë partnerë me secilin subjekt politik”, ka thënë ai. Sipas tij PDK-ja do të punojë për fitore. “PDK-ja është e përgatitur për të qeverisur. Problemet e mëdha që i ka Kosova PDK mund t’i gjejë zgjidhje”, ka thënë ai.
Kuçi: Demarkacionit i duhet të kemi konsensus nacional
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka theksuar se demarkacioni nuk është pretekst për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. “Për këtë duhet të kemi konsensus nacional”, ka thënë ai. Kuçi ka thënë se nuk duhet të shkojmë vetëm për lojë për votimin e demarkacionin.
Kuçi: Skena politike e Kosovës ka nevojë për ristartim
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur se skena politike e Kosovës ka nevojë për ristartim. “Zgjedhjet duhet të jenë demokratike dhe fer”, ka thënë ai.
Kuçi: PDK-ja i respekton marrëveshjet
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur PDK-ja i respekton marrëveshjet. “Nuk kemi asnjë hatrim për respektim për marrëveshjet. Dy çështjet konkrete kanë të bëjnë me dinamikën e zhvillimit dhe të kemi prodhues të politikës”, ka thënë ai.
Kuçi: Qëndrimi i PDK-së, për mocionin dihet para votimit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, sonte në emisionin politik “Debat”, në RTK ka deklaruar se qëllimi në PDK është që të kemi një dinamikë më të madhe.
Ai ka thënë se sa i përket mocionit të opozitës për rrëzim të qeverisë është të diskutohet më gjerë dhe të jetë vendim i përbashkët dhe i koordinuar. “Në PDK para ditës së votimit të mocionit do të kemi vendim”, ka thënë ai.
Kuçi ka bërë të ditur se do të shikojnë interesin e vendit. “Nëse nuk ka mundësi për vendimmarrje, të gjendet mënyra për të shikuar në zgjedhje. Nuk është mocioni që e rrëzon qeverinë”, ka thënë ai.
Njëra ndër pozitat kyçe në udhëheqjen e Maqedonisë duhet të u takoj shqiptarëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit është e mirë. Sipas tij shqiptarët janë 30 për qind dhe njëra ndër pozitat kyçe në udhëheqjen e Maqedonisë duhet t’iu takojë shqiptarëve.