Kuçi: Zgjidhja emergjente për ujin e pijshëm në Klinë e rëndësishme

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar kompaninë ujësjellësit “HidroDrini” së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës,  Zenun Elezaj dhe kryetarin i bordit Hidrodrinit në Pejë, Demë Abazi, raporton Ekonomia Online.

Aty Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuqi u njoftua me punën dhe problemet sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

Kryetari i bordit Hidrodrinit në Pejë, Demë Abazi tregoi më në detaje se si bëhet furnizimi me ujë të pijes për qytetarët ku theksoi se në këtë lumë turbullirat janë ekstreme sepse vijnë nga lumenjtë të tjerë.

Sipas ministrit Kuqi, temë mjaft e rëndësishme është zgjidhja emergjente për ujin e pijshëm në Klinë dhe  projektet për 5 vjetët e ardhshme.

Të ngjashme