të jesh studenti më i suksesshëm në përfundimin e studimeve bachelor e master, të doktorosh brenda dhe jashtë vendit, por nëse i kalon të 30- at nuk mund të bëhesh asistent në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Neni 178 pika 1.2 e statutit të UP–së përcakton se për të fituar titullin e asistentit të Universitetit kandidati nuk duhet të jetë më i vjetër se 30 vjet, raporton KTV.
Bardhyl Kabashi, i cili ishte asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik pikërisht shkaku i këtij kriteri, e kishte humbur të drejtën e kësaj pozite në vitin 2015 kur i mbushi 30 vjet.
Ai nuk ka lënë vend pa u ankuar si në institucionet më të larta të arsimit ashtu edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por asnjëherë nuk mori përgjigje.
kufizim moshe po cilësohet si diskriminues dhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe bie ndesh me Ligjet e tjera në fuqi.
Rinor Qehaja thotë se Universiteti duhet të rekrutojë asistentë të mirë-kualifikuar, e assesi t’i kufizojë në moshë.
Ndërkaq, monitoruesit e punës së Universitetit kërkojnë që ky nen të ndryshohet pasi, sipas tyre, duke qenë konkurs publik, nuk duhet të kufizohen në moshë kandidatët.
Por, për drejtuesit e këtij universiteti, vënia e kriterit të moshës është më se e nevojshme, pasi, siç thonë, kështu sigurohet stafi cilësor.
Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, nuk e sheh të nevojshëm heqjen e kriterit të moshës.
Universiteti i Prishtinës ka themeluar Komisionin për çështjen e ndërrimit të statutit të UP-së, pasi ka zbrazëti të shumta ligjore në disa pika.
Jetëgjatësia e Statutit aktual varet se sa do të zgjasë miratimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.