Ka shumë gjëra që thuhen në media dhe studime lidhur me vlerat shëndetësore të arrave dhe farave. Konsumimi i tyre thuhet të bëjë mrekulli që ju të humbni peshë, si dhe të mbroheni nga kanceri. Arrat dhe farat kanë densitet të lartë të vitaminave dhe mineraleve te rëndësishme.
Dhe megjithëse kanë shumë yndyrë, ato posedojnë yndyrë të shëndetshme – të pangopur, që në fakt mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe në luftimin e sëmundjeve të zemrës.
Mund të fliten shumë gjëra të mira kur bëhet fjalë për fara dhe arra, dhe ky nivel arrihet dhe tejkalohet shumë lehtë. Efektet e mbingarkesës janë të pakëndshme në terma afatshkurtër dhe pothuajse të rrezikshëm në ato afatgjatë.
Fitimi i peshës
Shumë studime sugjerojnë se ngrënia e arrave dhe farërave mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Kjo ka mundësi – por vetëm në sasi shumë të kufizuara dhe në lidhje me një regjim të tërë diete dhe ushtrimesh.
Arrat veçanërisht janë shumë të larta në yndyrë edhe pse shumica e yndyrës është e pangopur, ajo ende paraqet shumë kalori. Nëse hani shumë arra, ju me siguri do të fitoni peshë më shumë se që humbni.
Nëse planifikoni të shtoni arrat në planin tuaj të humbjes së peshës, është e rëndësishme të kompensoni duke zvogëluar numrin e kalorive që hani në një tjetër vakt.