Kujdes: Një sulm i madh po ndodh në Telegram!

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Pas sulmeve kibernetike ruse ndaj infrastrukturës dhe mediave në Kosovë, tash për disa ditë është duke ndodhur një sulm i madh ndaj përdoruesve të Telegram në Kosovë.

Hakerët marrin në kontroll komplet profilin në Telegram dhe ju largojnë nga cdo qasje.

Fillimisht ju vjen një “Login code” në Telegram apo si SMS, dhe më pas edhe pse nuk e shpërndani ata hynë në profilin tuaj.

Hapi i dytë është që ata vendosin një “Two-Step Verification” me një password të tyrin dhe ju largojnë nga Telegrami, duke ja u pamundësuar casjen më aty.

Kështu marrin kontroll të plotë në mesazhet dhe kontaktet që ju keni aty!

Më kanë kontaktuar shumë persona për këtë problem dhe në fotografi shihni se si duket mesazhi që ju vjen.

Sulmi nuk dihet nga po vjen por në shumicën e rasteve, Telegram njofton se personi që ka hyrë në Telegram është në SERBI. Megjithatë, ka raste kur thuhet edhe në Kosovë dhe vende tjera.

Kjo len të nënkuptohet se është një zingjir dhe posa marrin casje në një Telegram sulmojnë kontaktet tuaja.

Si për koicidencë, as dy muaj më parë, “Operation Zero” një organizatë RUSE, ka vendosur cmim deri në 4 milion euro, kush iu shet atyre një “Zero Day Exploit” për Telegram, që nënkupton një mënyrë të re hakimi për të cilen ende nuk dihet dhe nuk ekziston një zgjidhje nga Telegram.

Kjo organizatë njihet që ju shet metoda hakimi qeverisë ruse!

Në rast se ju ka ardhë “Login Code” pa e kërkuar ju, URGJENTISHT ndiqeni hapin e parë më poshtë dhe largoni hakerët para se t’iu largojnë ata juve.

Të ngjashme