Kujdesi i integruar, mekanizëm për përmirësimin e cilësisë

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 14:43 | Nga

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me projektin “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (KSHQC – AQH), sot ka mbajtur Konferencën “Drejt një Kujdesi Shëndetësor të Integruar në Kosovë”, ku për qëllim ka njohjen e pjesëmarrësve me konceptin e kujdesit të integruar si një mekanizëm për përmirësimin e cilësisë.

Dr. Mybera Mustafa, këshilltare për shëndetësi në Kabinetin e Kryeministrit Isa Mustafa, tha se sistemi i reformuar me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarin e vendit është obligim ligjor që institucionet i detyron ta realizojnë.

“Zyra e Kryeministri Mustafa është seriozisht e përkushtuar në mbështetje të projekteve të tilla që ndihmojnë zhvillimin dhe përparimin në fushën e shëndetësisë”, Mustafa.

Bernhard Soland, zëvendësdrejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, tha se fokusi i projektit është vetëdijesimi dhe promovimi i ruajtjes së shëndetit nga qytetarët si dhe evidentimi i nevojave të tyre që do të luanin rol në përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve e ku për qëllim ka ngritjen e cilësisë së shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh).

Pjesëmarrësit patën rastin të njihen me përvojat në KPSh të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, e me ç’rast u tha se “për të arritur kujdes të integruar shëndetësor, duhet të ketë një bashkëpunim dhe koordinim të mirë mes institucioneve qeveritare, menaxheriale, profesionale dhe vetë pacientit”.

Projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”(AQH) është dizajnuar që të mbështesë zbatimin e reformës shëndetësore dhe të plotësoj projektet nga donatorët tjerë të fokusuar në KPSH dhe në sëmundjet jo-ngjitëse.

Me tre rezultate, projekti synon stimulimin e shfrytëzimit të shërbimeve cilësore të KPSh-së nga të gjithë qytetarët e Kosovës, me fokus të veçantë në nevojat dhe përfshirjen e popullatës së cenueshme sociale.

Komunat e përzgjedhura të projektit AQH janë: Fushë Kosova, Gjakova, Drenasi, Graçanica, Juniku, Lipjani, Malisheva, Mitrovica, Obiliqi, Rahoveci, Skenderaj dhe Vushtrria.

Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështet agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor.

Qëllimi i tij është për të siguruar përmirësimin e shëndeti të popullatës së Kosovës, me ofrues dhe menaxherë të forcuar të kujdesit shëndetësor, të aftë për të plotësuar nevojat e pacientëve (sidomos grupeve të cenueshme), të cilët do të ishin më të vetëdijshëm për të drejtat dhe nevojat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme