Kujtohet veprimtaria e intelektualit dhe dëshmorit Selim Berisha

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 14:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se profesori Selim Berisha, ka lënë pas vepra heroizmi dhe kontributi i tij, është i madh saqë nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Përfaqësuesi i shoqatës të familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari, krahasojë Selim Berishën me veprimtarinë e Hasan Prishtinës. Sipas tij, Berisha kishte veprimtarinë e intelektualit.

“Çfarëdo që të them para jush nuk mjafton sepse vepra heroizmi dhe kontributi që po përkujtojmë sot në 20 vjetorin e tij është shumë i madh dhe nuk mundë të thuhet sot. Shohë shumë profesor dhe intelektual që mendoj se është obligim dhe detyrë që te shkruajnë për luftën sakrificën për të gjithë ata që kanë bërë diçka. Profesor Selim Berisha është rast unikat dhe mund ta cilësojmë me veprimtarinë e intelektualin Hasan Prishtina me një moment kishte thënë se s’jemi tu luftu vetëm me çlirua një lagje apo një katund, por jemi tu luftuar me çlirua një shtet”, tha Jashari.

Tutje Jashari, kërkoi nga udhëheqësitë e vendit të jenë më unik dhe të respektohet lufta. Sipas tij, të bashkuar mund të arrihen synimet e dëshmorëve dhe popullit të Kosovës.

“Lirin nuk na e fal askush, liria është e ndryshme kur fitohet me luftë dhe me gjak. Gjithë këto thënie të Hasan Prishtinës sot i gjejmë tek dëshmori Selim Berisha. Kisha kërkuar ata që e udhëhiqni, të jenë më unik duke respektuar luftën dhe ata që kanë bërë duhet ti nderojmë dhe ti japim vendim meritor. Me një unitet të fuqishëm punë të përbashkët mundë të arrijmë atje ku kanë synuar dëshmorët që edhe ne si popull një ditë të jemi të bashkuar”, shtoi Jashari.

Veprimtari dhe luftëtari i lirisë, Berat Lusha, e kujtojë profesorin Selim Berisha, në kohën kur iu fliste nxënësve për personalitetet e larta shtetërore.

“Liria ndërtohet me jeta liri dhe gjak. U bënë 20 vjet qe  në altarin e lirisë ra Selim Berisha. Profesori u  fliste nxënëseve për personalitete të larta shtetërore, ai u mësonte historinë për të hyrë edhe vete në histori. Profesori hyri dëshmorë në agun e lirisë në pragun e shtëpisë. Rënia e tij ishte ora e fundit e historisë këtë herë orën e mbajti para kombit të tij. Ai s’ishte vetëm profesor ai me shumë kujdes dhe vemje e përcillte situatën politike gjatë viteve 90 të shek te kaluar”, u shpreh Lusha.

Historiani Hakif Bajrami, tha se një pjesë e popullit kanë harruar kundër kujt kanë luftuar dhe më kë kanë pasur punë dëshmorët e kombit.

“Këtë orë të madhe të historisë po u shpjegojë kundër kujt kemi luftuar sepse një pjesë jo e vetëm e popullit tonë gati ka harruar se me kë ka pasur punë. Janë 33 përpiluar nga kokat më të shkolluara jo vetëm të armikut tonë po edhe të shteteve evropiane. Tragjedia jonë fillon më një program qe mbanë emrin “serbët gjithkah dhe kudo 1836”, tha Bajrami.

Djali i dëshmorit Liridon Berisha, pati një urim që Kosova të bëhet shtet i fuqishëm.

“Unë nuk kamë diçka të them të veçantë. Ju falënderojë të gjithëve lavdi gjithë dëshmorë të kombit lavdi babit tim. Urojë  qe Republika e Kosovës të bëhet shtet i fuqishëm dhe i mbarë”, tha Berisha.

Për dëshmorin Selim Berisha u këndua edhe këngë nga këngëtari Hysni Klinaku.

Të ngjashme