Trajneri i xhudistëve të suksesshëm kosovarë, Driton Kuka, ka thënë se disa bartës të institucioneve shtetërore nuk e kanë uruar për suksesin e madh të arritur ne Kampionatin e Xhudos që është zhvilluar në Tokio të Japonisë.
Ai ka vlerësuar se medaljet e Botërorit në Tokio janë rezultati më i madh në historinë e Kosovës para dhe pas luftës.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
“Vlerësimi nëpër Botë për ekipin tonë!
Medaljet e Botërorit nē Tokio janë rezultati më i madh në historinë e Kosovës para dhe pas luftës!
Bartës të institucioneve shtetërore si dhe ata që pretendojnë pushtet e që uruan suksesin u jemi faleminderues e ka edhe të tillë që spatën kohë as për një urim për suksesin më të madh të shtetit tonë… “