Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, ka thënë se Medalja e Artë Olimpike, e fituar nga Majlinda Kelmendi është e arritura më e madhe e vendi për dhjetë vjetët e pavarësisë.
“Lotët e medaljes së artë Olimpike,lotët e derdhur për të ngroh zemrat e popullit tim sidomos të fëmijëve të dalë nga lufta!”, ka thënë Kuka, përcjell Klan Kosova.
“E arritura më e madhe e shtetit tim për këto dhjetë vite!”.
Kuka ka thënë se ndjehet krenar me nxënësit e tij që shtetin tonë e vendosën në mesin e shteteve të fuqishme në Botën e sportit.
“Majlinda, Nora, Disi, Akil u jam falënderues për punën djersën e kontributin!”.
“Gëzuar Kosovë Pavarësinë!”.