Driton Kuka, trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, ka reaguar ashpër rreth neglizhencës së institucioneve kosovare.
Sipas asaj që i ka konfirmuar Ministria e Sportit, Kukës, Ministria e Financave ka bllokuar fondet e ndara prej Ministrisë së Sportit për këtë federatën e Xhudos.
Kjo ka bërë që të frustrohet Kuka, i cili kërkon llogari dhe përgjegjësi prej aktorëve të kësaj bllokade, e cila, sipas trajnerit është bërë prej muajit mars.
“A din kush çka o ka ndodh me Sportin e shtetit tonë, a po bëjnë hajgare vetëm me federatën tonë që s’ka rezultate aspak vetëm medalje të artë Olimpike apo me krejt !!!?”
“Çka po ndodh me obligimet ndaj federatave ku është Ministria e Financave se në Ministri të Sportit na thanë që aty është problemi, a keni njohuri që prej marsit e keni bllokuar federatën e xhudos!!!!!!
“Tmerr,kurrë se kam imagjinuar që kjo mund të na ndodh edhe pas Medaljes së artë Olimpike!!!!! Tash janë kryer zgjedhjet e punët me interes për shtetin s’janë interesant ma,me siguri rrogat vetes ja qitni me rregull apo jo ?”, ka theksuar ai.