Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tregon shkaqet e humbjes së kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi.
Kuka ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Majlinda ka pësuar një lëndim, ndërsa shfaq besimin se nuk është serioz.
Postimi i plotë:
Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysemfinale ku pesoj nga japonezja Shishime!
Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua!
Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike,jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!
Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë!
Nesër garon Nora e Akili,shpresojmë në paraqitje të mirë!