5 muaj pas infektimit me Covid-19, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po e përjeton

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur muaj më parë ka qenë e infektuar me koronavirus.

Eni Koçi publikoi në rrjete sociale momentin kur ishte duke e bërë testin.

Ndër të tjera, ajo shkroi: “Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”.

Ndërsa këto ditë Eni pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja. Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka pyetur këngëtarja ndjekësit e saj

Të ngjashme