Agnesa Vuthaj nxjerr në shitje koleksionin e ri të çantave në New York

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ajo konsiderohet ende si një ndër femrat më të bukura shqiptare, ani pse këtë epitet e kishte fituar në vitin 2005.

Agnesa Vuthaj është një ndër modelet që me pak bujë po pushton botën me kreacionet e reja të çantave.

Bukuroshja jonë tash e sa vite nxjerr në shitje çanta të dorës për femra gjersa me sukses ka arritur edhe në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në New York.

Zeshkania së fundi ka nxjerr në shitje linjën e saj të aksesorëve të modës të çantave të punuar me dorë, shkruan New York Events.

Qasjet e saja elegante dhe krijuese e kanë transformuar atë në një nga kreatorët më të kërkuar në Evropë, shkruan më tutje.

Çdo pjesë e koleksionit është punuar me dashuri dhe përkushtim, ku të gjitha veprat janë bërë 100 për qind në shtetin italian.

Ndryshe, Vuthaj do të vazhdojë të punojë edhe gjatë këtij viti në projekte të reja të modës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme