Aida Doçi dhe Naser Qeli tashmë edhe zyrtarisht të martuar

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Muaj më parë, këngëtarja Aida Doçi dhe ish-menaxheri i saj, Naser Qeli, vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Përkundër faktit që nuk organizuan dasmë për shkak të pandemisë, dyshja filluan të bashkëjetojnë në Prishtinë, duke treguar tashmë se janë një çift burrë e grua.

Mirëpo ditën e sotme (e premte), çifti janë martuar edhe zyrtarisht, duke nënshkruar paktin e martesës.

Ka qenë këngëtarja Doçi ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar pas momentit të celebrimit, ku shihet teksa pozon e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj.

“Zyrtarisht të martuar. Naser Qeli, ti i dhe kuptim jetës time”, kanë qenë fjalët e Aidës në përshkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë me të publikuar këto imazhe, kanë pasuar menjëherë komentet e shumta nga ndjekësit, kryesisht urime të fansave për zyrtarizimin e martesës.

Kujtojmë që kjo është martesa e dytë për Naserin i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë, për të cilët Aida është shprehur se ruan një raport shumë të mirë dhe miqësor me ta. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme