Alban Skënderaj nuk di të ndalet, ka gati hitin radhës

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 11:24 | Nga

Në një kohë mjaft të shkurtër nga njëra-tjetra kantautori Alban Skënderaj ka sjellë dy bashkëpunime mjaft të suksesshme.

Një me reperin Mc Kresha me titull “Ping Pong” dhe kënga tjetër me reperin Noizy me titull “Drejt suksesit”.

Por nëse keni menduar se për këtë verë Albani do të ndalet me kaq, e keni menduat gabim. Mengjësin e sotëm ai ka publikuar një foto në Instagram ku lajmëron se së shpejti do të publikojë një tjetër këngë verore.

“A jeni gati per kengen e veres?,”-shkruan Skënderaj krahas fotos ku e shohim me një veshje tipike plazhi. Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë këtë herë kantautori./Gazeta Express/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme