Albumi i ri nga Adele po vjen në shtator

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Adele po sjell më në fund një album me këngë të reja.

Këngëtarja e mirënjohur, Adele po planifikon ta lansojë albumin e ri në shtator.

Lajmin e konfirmoi ajo gjatë vikendit ku po performonte në dasmën e mikes së saj.

Derisa po fliste në skenë, artistja e mirënjohur u shpreh “prisni albumin tim në shtator”

Muajin e kaluar, menaxheri i Adele konfirmoi se ajo do ta publikojë këngën e radhës këtë vit.

Albumi i fundit i artistes britanike është ai me titullin “25”, album ky shumë i suksesshëm që u shpall edhe ‘albumi i vitit’ në Grammy 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme