Angela Martini zbulon një detaj të ri lidhur me fëmijën e saj

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Angela Martini, para katër muajsh është bërë nënë për herë të parë.

Modelja Angela Martini, përmes rrjeteve shpesh herë publikon fotografi bashkë me fëmijën e saj.

Së fundi përmes një postimi në “Instagram”, modelja ka zbuluar se djali i saj, Kyree, ka ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese.

Por, pavarësisht kësaj, Angela ka treguar se që në momentin që ka ardhur në jetë ajo e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.

Modelja tregoi tutje se fëmija i tyre ishte ngjizur që në vitin 2018, por se ajo dhe bashkëshorti kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese.

“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”, shkroi ajo.

Ndërkohë, kujtojmë se Kyree djali i saj u lindi në 2 dhjetor 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme