Arta Nitaj heq dorë nga të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Modelja shumë e përfolur kosovare, Arta Nitaj, së fundmi ka marrë një vendim të çuditshëm.

Ajo është “zhdukur” nga çdo llogari e saj në rrjetet sociale, pa bërë të ditur konkretisht arsyen se pse ka hequr dorë.

Nitaj numëronte mbi 100 mijë ndjekës vetëm në Instagram, ndërkohë që ndante me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Mirëpo së fundmi, fansat do të kenë mundësinë ta shohin atë vetëm në serialin “O Sa Mirë”, pasi e njëjta nuk gjendet më në asnjë rrjet social.

Mesa duket, Arta ka zgjedhur të qëndrojë larg nga mediat sociale, për të praktikuar një jetë sa më të shëndetshme.

Ndërkohë, Nitaj vazhdon të jetë pjesë konstante e hit serialit “O Sa Mirë”, në të cilin luan rolin e ‘Xhesikës’.

Ajo u bë e njohur falë rolit në këtë serial, ndërsa më vonë u përfol në media edhe për jetën e saj private.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme