Bebe Rexha shfaqet provokuese në të zeza gjatë xhirimeve të klipit të ri

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këtë vit do të sjellë në treg albumin e saj më të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Ajo është duke realizuar klipin e një prej këngëve të reja të albumit, që do të publikohet shumë shpejt.

Bebe Rexha në anën tjetër po i mban të informuar fansat me gjithçka që ndodh rreth saj, duke ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet mjaft tërheqëse në të zeza, teksa xhiron për klipin e ri.

Ajo duket mjaft joshëse në një kostum të zi me disa materiale shtesë rreth saj, teksa rrëmben vëmendjen me flokët.

Pranë saj ajo kishte një qen, i cili do të jetë pjesë e klipit të saj të ri “Sabotage”, për ta bërë skenën të duket më e rrezikshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme