Burim Hoxha me tri projekte të reja, shumë shpejt edhe me një baladë

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Para disa muajve solli këngën më të re ritmike, “Ah Dashni”, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar.

Por, pas shumë angazhimeve në koncerte të ndryshme muzikore, duket se ka ardhur koha për një këngë të re.

Bëhet fjalë për Burim Hoxhën, i cili ka treguar për Telegrafin se po punon në projekte të reja të muzikës.

https://www.instagram.com/p/Bo3VgjSBoWg/?utm_source=ig_embed

Në fakt, ai ka treguar se tashmë është në finalizim e sipër të tri projekteve të reja gjersa shumë shpejt do ta publikojë baladën e re.

Prizrenasi ndër të tjerash ka treguar se tekstin dhe muzikën e ka bërë vetë këngëtari gjersa kompozitor do të jetë Don Arbas.

https://www.instagram.com/p/BRQ9ugajWk0/?utm_source=ig_embed

Burimi në vijim ka pohuar se për momentin është duke hulumtuar vendet se ku do të xhirohet kënga më e re.

Ndryshe, Burimin do ta shohim edhe në shumë ngjarje të ndryshme muzikore gjatë festave të fundvitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme