Capital T: Njerëzit në ditët e sotme bëjnë gjithçka për para, famë dhe pushtet

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare dhe tanimë numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale.

Ai vetëm në Instagram mban 1.3 milion ndjekës, ndërsa shpesh merr vëmendje me postimet që shpërndan.

I tillë vjen edhe në një të fundit që duket se ka hedhur një ‘kunj’, por nuk ka adresuar ndonjë emër.

“Njerëzit në ditët e sotme bëjnë gjithçka për para, famë dhe pushtet”, ka qenë përshkrimi i një postimi të ndarë në InstaStory.

Sidoqoftë, Kapo po shijon suksesin e projektit të fundit të quajtur “Rrushe” që është edhe kënga zyrtare e serialit më të ri vendor që ka po të njëjtin emër.

I lansuar para pak javësh, “Rrushe” ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme