Çifti i famshëm i “Game Of Thrones” bëhen prindër për herë të parë

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Aktorët, Kit Harington dhe Rose Leslie, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti i famshëm i “Game of Thrones” mirëpritën një djalë, emrin e të cilit kanë vendosur ta mbajnë sekret.

Zërat për një lidhje dashurie mes dyshes nisën që në vitin 2012. Por vetëm në vitin 2016 ata konfirmuan zyrtarisht lidhjen, për tu martuar në qershor të vitti 2019.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të “Game of Thrones”, ku luanin rolin e dy kundërshtarëve që bien në dashuri me njëri-tjetrin, marrëdhënie që ndërpritet nga vdekja tragjike e Ygritte (personazhi i Rose Leslie).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme