Del albumi i ish të dashurit të Ariana Grande, 1 vit pas vdekjes së tij tragjike

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Para se Mac Miller të ndërronte jetë në vitin 2018, ai po punonte për një album të titulluar “Circles”.

Këngët e tij u përfunduan me ndihmën e kantautorit dhe producentit Jon Brion, i cili vazhdoi të kompletojë albumin dhe e punoi me detaje.

Tashmë çdo gjë është gati dhe familja e reperit ka vendosur ta hedhë në treg.

Albumi është pëlqyer shumë nga fansat e tij, të cilët e kanë pritur më padurim që ai të publikohej.

“Kjo duket e përkryer, ishte shumë Mac Miller,”– tha një fanse 23-vjeçare,

 “Ai do dëshironte që albumi të publikohej”, u shpreh një fanse tjëtër. 

Mac Miller ndërroi jetë në vitin 2018 nga mbidoza, ai u gjet i vdekur në apartamentin tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme