Demi Lovato bën tjetër tatuazh, vetëm një javë pas përfundimit të lidhjes

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Demi Lovato ua ka prezantuar fansave të saj tatuazhin e ri, edhe atë vetëm shtatë ditë pasi e ndërpreu lidhjen me modelin Austin Wilson, me të cilin ka qenë në lidhje nga muaji nëntor.

Këngëtarja ka bërë tatuazhin e ri bardh e zi, në të cilin ndodhet një femër që tërhiqet lartë nga shpendët.

27-vjeçarja ka thënë se ky tatuazh paraqet rilindjen e shpirtit, krahët e errët simbolizojnë kohët e këqija, ndërsa zhdukja e tyre, ecjen përpara.

“Ndërprerjet janë përvojë e keqe për të dyja palët. Qëndroni të këndshëm dhe lutuni”, ka shkruar Lovato në rrjetet sociale.

Ky tatuazh vjen pas tatuazhit që e kishte bërë në shpinë, gjegjësisht mbishkrimin “Survivor” (mbijetues), shkruan telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme