Demi Lovato dëshiron ta adoptojë një fëmijë

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Pop ylli 28-vjeçar, Demi Lovato, kishte menduar se në këtë fazë të jetës do të kishte fëmijë, por tani nuk e sheh veten duke mbetur shtatzënë ndonjëherë.

Ylli i hitit “Cool for the Summer” e cila vitin e kaluar u nda nga I fejuari, Max Ehrich, deklaroi: “Dikur doja të kisha fëmijë. Por tani, nëse dëshiroj të bëhem nënë, mendoj ta arrij këtë duke adoptuar fëmijë”.

Lovato dhe Ehrich u fejuan në korrik të vitit të kaluar, dhe atëkohë këngëtarja kishte filluar të mendoj të mbetet shtatzënë dhe ta ketë një fëmijë me aktorin. Por sidoqoftë, tani ajo e pranon se jeta nuk ka shkuar sipas planeve të saj.

“Vitin e kaluar isha e fejuar. Dhe deri më tani unë plotësisht mendoja se do të martohesha, të mbesja shtatzënë dhe të bëhesha me fëmijë. Por, tani kjo gjë është e pamundur. E di që jeta ime nuk po shkon siç kisha planifikuar”, ka thënë tutje këngëtarja.

Aktualisht, Demi Lovato është e vendosur të adoptojë fëmijë. Por ajo e pranon se planet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Jeta nuk ec sipas planeve. Kështu që unë mund të qëndroj para jush duke thënë se do të më pëlqente të bëhem nënë. Por nuk e di nëse kjo gjë do të ndodhë së shpejti, sepse gjërat mund të ndryshojnë krejt papritur. Në këtë moment mendoj dhe jam e sigurt se dua ta adoptojë një fëmijë”.

Këngëtarja u bë e famshme si fëmijë duke luajtur në serialin televiziv, “Barney & Friends”, dhe së fundmi e pranoi se jeta në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave, i ka shkaktuar shumë probleme përfshirë këtu çrregullimin e stresit post-traumatik.

Gjatw muajit mars, këngëtarja e njohur amerikane e zbuloi lajmin se do ta lansojë albumin e saj tw ri. Me titull “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, ky do të jetë albumi i parë i Lovatos nga viti 2017 dhe lansohet për publikun e gjerë më 2 prill.

Titulli fillestar i këtij projekti ishte “The Art of Starting Over”, por më pas këngëtarja kishte vendosur t’ia shtojë edhe një titull të dytë për të pasqyruar rëndësinë e dokumentarit të saj të ardhshëm, “Dancing With the Devil.”

Dokumentarit “Demi Lovato: Dancing With the Devil” i cili fokusohet në betejën e Lovatos me varësinë nga droga dhe alkooli, veçanërisht në mbidozën e vitit 2018 që gati i kushtoi me jetë, tashmë është lansuar në platformën YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme