Dëmshpërblimi 92 mijë paund për fotot topless, i pamerituar!

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:19 | Nga

Avokatët francezë thonë se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk i merituan £92,000 paundë dëmshpërblim për fotot topless të Kate Middletonit, për shkak se nusja tjetër në familjen mbretërore, Meghan Markle, ka pozuar për foto seksi.

Shumën e mësipërme, Kate e përfitoi pas publikimit të pozave të saj duke marrë rreze dielli gjysmë e zhveshur në një rezidencë të mbyllur private, ku paparacët e revistës Closer kishin arritur të hynin shtatorin e 2012-tës.

Avokatët e Closerit kanë vendosur të apelojnë çështjen këtë javë. Ata thonë se është hipokrizi të pretendosh një kompensim të tillë gjigant kur pjesëtarë moderne të familjes mbretërore “janë shumë të kënaqur me foto seksi”.

Në gjyq do të përdoren fotot e bashkëshortes së princit Harry duke u zhveshur ndërsa skuq hamburgerë për revistën Men’s Health në 2013. Videoja e quajtur “hamburgerët në zgarë nuk janë dukur kurrë kaq të nxehtë me Meghan Markle” e tregon ish-aktoren duke hequr këmishën e pastaj duke pozuar përpara zgarës me pantallona të shkurtra.

Përfaqësuesit e Closerit këmbëngulin se shuma e paguar duhet të rishikohet në përputhje me rastet e shkeljes së privatësisë, ku dëmshpërblimet zakonisht nuk kapërcejnë 100 paundët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme