Dj Dagz tregon arsyen pse u rikthye në shtëpi

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë Dj PM dhe Dj Dagz dolën nga shtëpia e Big Brother.

Por produksioni i vendosi ata të dy në një televotim, ku njëri prej tyre do të kthehej brenda shtëpisë.

Mes tyre, publiku zgjodhi që në shtëpi të kthehet DJ Dagz.

Në një bisedë me Donaldin, Dagz tha sot se një nga arsyet e rikthimit është edhe Einxhel.

Ai deklaroi se nuk e ka pritur që ajo rtë mërzitet aq shumë për largimin e tyre.

“Arsyeja pse kisha dashte me nejt brenda mundet me qenë edhe Einxhel, prej arsyeve që sot kur e kam parë në një gjendje që u mërzitë shumë, që se kisha besu edhe i thashë edhe në sy se e kam ditë që ku me u mërzitë por jo qaq shumë. Pastaj kur kam dal në studion ajo prapë është mërzitë dhe thashë wow arsye e mirë me u kthy brenda”, ka thënë Dagz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme