Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha këtë vit do të jetë pjesë e garës në Festivalit RTSH-së.
Këtë e ka konfirmuar sot vet artistja duke dhënë edhe detaje nga projekti i saj me të cilin konkurron.
“Nuk kishte ndryshe se si te permbyllej ky vit fantastik pos edhe me nje kenge te re. Me kishte marr malli shuuuuume. Do te jem tek Fest TVSH dhe kete here si asnjehere me kenge e tekst timin. E falenderoj shume Adi Hilen per orkestrimin fantastik. Kenga titullohet “PENG” ndersa une kam shume nevoje per dashnine e perkrahjen tuaj”, ka shkruar Eliza në llogarinë Facebook.
Ndryshe, Eliza është e vetmja kosovare që bëhet pjesë e këtij festivali këtë vit.