Irina Shayk shkëlqen me stilin e ri të flokëve, trend i ri i vitit 2019

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Shumë media të huaja kanë shkruar së fundi se ka probleme në martesën mes Irina Shayke dhe Bradley Cooperit.

Dyshja e botës së të famshmëve, modelja dhe aktori janë paraqitur krahas njëri-tjetrit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes.

Përkundër të qenit të qeshur dhe të lumtur në qilimin e kuq, Irina u shfaq me stil të ndryshëm të flokëve që zakonisht i barte të gjata, të cilat konsiderohen si trendi i ri i këtij viti.

Çifti i bukur buzëqeshnin dhe mbaheshin dorë për dore gjatë gjithë kohës dhe kështu bënë të qartë se marrëdhënia e tyre ishte në rregull.

Bukuroshja ruse kishte të veshur një fustan elegant me të qara në mes si dhe paksa të tejdukshëm, e cila e bënte të rrezatonte bukuri.

Deri tani, është komentuar shumë herë se Irina vazhdimisht irritohet kur paparacët e fotografojnë në rrugë, sidomos kur e kalojnë kohën me familjen e tyre.

Ndryshe, kujtojmë se modelja 33-vjeçare dhe aktori 44-vjeçar janë prind të një vajzë njëvjeçare Leo de Siena.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme